
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për caktimin e ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Mjekësisë Ligjore.
Personi që u emërua është Agron Thaqi.
“Agron Thaqi, Drejtor i Departamentit për Laborator Mjeko-Ligjor në Institutin e Mjekësisë Ligjore caktohet ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Ministrinë e Drejtësisë”, thuhet në vendim.
Në arsyetim, thuhet se Pozita e Drejtorit të Përgjithshëm në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Ministrinë e Drejtësisë ka kaluar nëpër një procedurë rekrutimi, e cila ka përfunduar pa sukses dhe aktualisht mbetet pozitë e lirë.
“Ushtruesi i detyrës sipas pikës (1) të këtij vendimi obligohet që detyrat dhe përgjegjësit e tij, t’i kryej në pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi. Periudha e ushtrimit të detyrës sipas pikës (1) të këtij vendimi fillon nga data 23/07/2025 dhe zgjatë sipas legjislacionit përkatës në fuqi për zyrtarët publikë.Shfuqizohet Vendimi me Nr. 338/2022 të datës 09.12.2022.Obligohet Instituti i Mjekësisë Ligjore për zbatimin e këtij vendimi. Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit”, thuhet në vendim./insajderi.org/