×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Qeveria ende s’ka asgjë konkrete rreth Brezovicës në këtë vit

    Insajderi
    07 November 2016 - 09:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kosovës nuk pritet që ketë vit të fillojë me procedurat për Projektin e Brezovicës, edhe pse pas dështimit të privatizimit, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami kishte thënë se Qeveria e ka planin “B” për të vazhduar me projektin.

    Kjo Ministri pret që ky projekt të shkojë përmes ligjit për investime strategjike por që ende MTI-ja nuk ka përgatitur edhe udhëzimin administrativ për këtë ligj.

    Avni Kastrati, zëvendësministër i MTI-së ka thënë se nuk kanë asgjë konkrete rreth projektit të Brezovicës.

    Ai thotë se pas aprovimit të Ligjit për Investime Strategjike, Ministria e Tregtisë duhet të përgatisë edhe udhëzimin administrativ, por ky udhëzimin, sipas tij, pritet të përfundojë në fillim të vitit të ardhshëm që më pas të hapet edhe mundësia e projektit të “Brezovicës”.

    “Sigurisht që projekti do të vazhdojë përmes Ligjit për Investime Strategjike, sepse është një projekt shumë i madh e strategjik për Kosovën. Unë mendoj se kësaj radhe do të jenë kushtet më të volitshme për ata që kanë marrë pjesë në konkurs. Ky projekt nuk ka dështuar”, ka thënë Kastrati, shkruan Zëri.

    “Kushtet do të jenë më të volitshme, do të kenë interesim edhe operatorët e tjerë ekonomikë. Tash për tash nuk kemi marrë asnjë aktivitet shtesë për arsye se Ligji për Investime Strategjike është aprovuar, por duhet të përfundojë edhe udhëzimi administrativ për të qenë krejt e qartë”, ka shtuar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark