Qeveria Hoti dy vjet më parë hoqi reciprocitetin ndaj Serbinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Qeveria Hoti dy vjet më parë hoqi reciprocitetin ndaj Serbinë

    Insajderi
    06 June 2022 - 09:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy vjet më parë Qeveria Hoti shfuqizoi vendimet përmes së cilave ishte vendosur masa e reciprocitetit me Serbinë.

    Nën udhëheqjen e kryeministrit Avdullah Hoti, ekzekutivi shfuqizoi vendimin e datës 20 mars 2020 për zbatimin gradual të reciprocitetit me Serbinë dhe vendimin e datës 30 maj 2020, për plotësim ndryshimin e vendimit të parë për këtë masë.

    “Kemi marrë një vendim të rëndësishëm për heqjen e pengesave për vazhdimin e dialogut. Presim që edhe pala serbe të heq të gjitha pengesat por ne ruajmë të drejtën tonë si shtet sovran që të vendosim masa për ruajtjen e sovranitetit tonë në përputhje me partnerët ndërkombëtarë”, ka thënë ai.

    Hoti ka thënë se këto vendime i kanë marrë në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

    Masat e reciprocitetit ndaj Serbisë ishin vendosur nga Qeveria e udhëhequr nga ish-kryeministri Albin Kurti më 1 prill 2020, duke detyruar shtetin fqinj që të përdorë emrin “Republika e Kosovës”. Asnjë maune nuk ishte lejuar të hyjë në Kosovë nëse në certifikatat e tyre nuk figuronte emri Republika e Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark