Qeveria i jep Bashkim Ulajt koncesionin 44,6 milionë euro për Milot – Thumanë! Biznesmeni i afërt Berishës merr dhe statusin special për hotelin me 5 yje në Velipojë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Qeveria i jep Bashkim Ulajt koncesionin 44,6 milionë euro për Milot – Thumanë! Biznesmeni i afërt Berishës merr dhe statusin special për hotelin me 5 yje në Velipojë

    Insajderi
    31 December 2024 - 12:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Biznesmeni Bashkim Ulaj feston këtë fundvit pa pasur pengesa as akuzat nga Sali Berisha e opozita. Një ditë nga mbyllja e 2024, qeveria e kryeministrit Edi Rama miratoi pasditen e 30 dhjetorit, kontratën koncesionare 44,6 milionë euro pa TVSH për projektimin dhe ndërtimin e segmentit rrugor Milot-Thumanë, 13,5 km i gjatë, pjesë e korridorit blu.

    Jo vetëm kaq po në këtë mbledhje të Këshillit të Ministrave biznesmeni Bashkim Ulaj, botues dhe pronar i stacionit televiziv A2 së bashku me dy vëllezërit e tij Astrit dhe Ahmet Ulaj morën statusin e veçantë “investitor në strukturë akomoduese me 5 yje, status special” për ndërtimin e resortit turistik Blue -Borgo” në bregdetin e Velipojës.


    Biznesmeni Bashkim Ulaj, ka lidhje të ngushta me Sali Berishën, çka i ka mundësuar të fitojë vazhdimisht tendera dhe koncesione publike pa pasur pengesa as akuzat e opozitës. Dhe kryetari i PD-së, Berisha as këtë herë nuk do të kundërshtojë dy vendimet që qeveria firmosi në mbledhjen e saj të fundit për këtë vit’

    Koncesioni për Milot – Thumanë
    Qeveria miratoi kontratën e koncesionit me bashkimin e operatorëve ekonomikë “Gener 2”, “Illyrian Consulting Engineers”, dhe “I.D.K – Konstruksion”, për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen, rehabilitimin dhe transferimin e segmentit rrugor Milot-Thumanë, 13,5 km i gjatë.

    Koncesioni do të kushtojë 44,6 milionë euro pa TVSH. Kohëzgjatja e kontratës koncesionare/PPP do të jetë 35 (tridhjetë e pesë) vjet nga hyrja në fuqi e saj.

    Gjurma e kësaj rruge fillon pranë nyjës së Milotit dhe përfundon pranë rrethrrotullimit të Thumanës. Ky segment ekzistues është një karrexhatë me dy korsi dhe me dy sense lëvizjeje 2×2 (A1), me një trafikndarëse dhe korsi emergjence. Kjo rrugë do të përmirësohet në një autostradë të plotë të Kategorisë A, së bashku me rrugët e shërbimit dhe sistemet e nevojshme ITS.

    Pak ditë më parë,  qeveria miratoi një tjetër kontratë me Bashkim Ulajn. Më 18 dhjetori zv/kryeministrja dha lejen për ndërtimin e një termocentrali të ri me kapacitet të instaluar prej 170 MË në Roskovec, Qarku Fier. Ky projekt do të realizohet nga shoqëria greko-shqiptare “Fier Thermoelectric” sh.a e cila aksionerë ka kompaninë greke DEPA COMMERCIAL S.A. 35% dhe kompaninë tjetër greke GEK TERNA Holdings 35% ndërkohë që GENER 2 zotëron 30% të aksioneve. Ndërkohë banorët e zonës protestojnë dhe e kundërshtojnë ndërtimin e saj pasi shkakton ndotjen mjedisore.

    Korridori blu me pagesë
    Në mbledhjen e qeverisë u miratuan dhe dy kontrata koncesionare për ndërtimin e dy segmenteve të tjera pjesë e të quajturës Korridori Blu. Kontratën Koncesionare për ndërtimin eKashar-Pezë-Lekaj dhe Kontratën koncesionare për Lekaj – Fier

    Kalimi në të gjithë autostradën adriatiko-joniane, quajtur ndryshe Korridori Blu, do të jetë me pagesë nga Balldreni në Lezhë e deri në Fier. Tre kontratat koncesionare të këtij korridori që nisin ndërtimin vitin e ardhshëm dhe arrijnë në vlerën 100.1 miliardë lekë, 1 miliardë euro.

    Resorti në Velipojë

    Subjekti “Aba Blue Borgo”, sh.p.k’, me pronar përfitues vëllezërit, Bashkim Astrit dhe Ahmet Ulaj do të ndërtojë  “Resorti Turistik Blue -Borgo”,i konceptuar si fshat turistik ndodhet 2.2km larg fshatit Baks Rrjoll të komunës Velipojë në rrethin e Shkodrës. Ka një sipërfaqe prej 147.2 ha. Rruga kryesore në afersi të pojektit është rruga Velipojë – Shëngjin. Statusi special parashikon lehtësira fiskale. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark