Qeveria e Republikës së Kosovës, i ka dhënë tokë për shfrytëzim për 99 vjet Shoqatës Bomirëse “Jetimët e Ballkanit për ndërtimin e Kompleksit “Qendra Rezidenciale e Kosovës”. Në vendimin e Qeverisë nuk janë dhënë detaje për sipërfaqen e tokës, por Insajderi merr vesh është 13 hektarë.
Sipas njoftimit, të Qeverisë këto parcela që u dhanë janë në pronësi të Komunës së Graçanicës.
“Sipërfaqet/pjesët e ngastrave kadastrale Nr.150-0, 155-0 dhe 17-8 në pronësi të Komunës së Graçanicës, barten në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës për realizimin e interesit publik sipas pikës 1. të këtij Vendimi. Pas bartjes, me fuqi të këtij Vendimi, të njëjtat do fi jepen në shfrytëzim shoqatës bamirëse nga pika 2. e këtij Vendimi“, thuhet në vendim.
Shoqata “Jetimët e Ballkanit”, ka për kryetar, humanistin Halil Kastrati dhe toka do shfrytëzohet për qëllime humanitare.
Aty do ndërtohet Qendra Rezidenciale për autizëm, sindromë daun dhe aftësi të kufizuar për fëmijë, persona të rritur dhe të moshës së shtyrë.
“Sipërfaqet/pjesët e ngastrave kadastrale të cekura në pikën 3. të këtij Vendimi dhe sipërfaqet/pjesët e ngastrave Nr. 154-0 dhe 36-0 në pronësi të Republikës së Kosovës, i jepen në shfrytëzim Shoqatës Bamirëse “Jetimët e Ballkanit për nevoja të ndërtimit të Kompleksit “Qendra Rezidenciale e Kosovës për autizëm, sindromë daun dhe aftësi të kufizuar për fëmijë, persona të mitur dhe të moshës së shtyrë “, thuhet në vendim.