Qeveria investon rreth 340 mijë euro për urën në Plemetin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria investon rreth 340 mijë euro për urën në Plemetin

    Insajderi
    01 August 2016 - 14:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa sot vuri gurthemelin e ndërtimit të urës në fshatin Plemetin të Obiliqit, e cila lidh shumë fshatra për rreth.

    Në këtë ceremoni kanë qenë të pranishëm ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi.

    Kryeministri Mustafa tha se “ky projekt edhe pse nuk është shumë i shtrenjtë, është një investim shumë i rëndësishëm për përmirësimin e jetës së qytetarëve të kësaj Komune”.

    Ky projekt ka kushtuar rreth 340 mijë euro dhe do të ndërtohet për një vit, bënë të ditur ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku.

    Ndërsa kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, tha se vendosja e gurthemelit për ndërtimin e urës është i kamotshëm dhe shumë i pritshëm për banorët e Komunës së Obiliqit.

    Gashi, po ashtu, tha se mungesa e kësaj ure ka mbajtur të ndarë një pjesë të madhe të banorëve dhe të gjitha fshatrave të Ortakollit, e në veçanti fshatrat e Komunës së Obiliqit, të cilat s’kanë mundur të lëvizin që nga paslufta, thuhet në njoftim./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark