Qeveria i jep leje Vuçiqit ta vizitojë Kosovën – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria i jep leje Vuçiqit ta vizitojë Kosovën

    Insajderi
    28 March 2017 - 13:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas kushteve të shumta të vëna nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe pas diskutimeve të fundit në lidhje me vizitën e kryeministrit serb Aleksandër Vuçiq në Kosovë, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ta lejuar këtë vizitë, për vetëm tri orë.

    Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë konferencës për shtyp që e ka mbajtur pas takimit me ministrin e Jashtëm të Luksemburgut.

    Hoxhaj ka deklaruar se ka qenë vendim i vështirë për Qeverinë sidomos pas provokimeve të fundit të Serbisë, mirëpo vendimi është marrë në frymën e shprehjes së vullnetit të mirë ndaj miqve ndërkombëtarë sikurse Gjermania dhe Bashkimi Evropian.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark