Qeveria: Sulmuesit e Konsullatës turke të sillen para drejtësisë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria: Sulmuesit e Konsullatës turke të sillen para drejtësisë

    Insajderi
    28 November 2016 - 15:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Republikës së Kosovës dënon sulmin ndaj Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Turqisë në Prizren.

    “Qeveria e Kosovës konsideron se veprime të tilla të shëmtuara, në radhë të parë kanë për synim që të dëmtojnë imazhin e Republikës së Kosovës dhe të lëndojnë miqësinë e saj me shtetet partnere”, thuhet në reagimin e Qeverisë.

    “Duke vlerësuar punën e organeve të rendit dhe të drejtësisë në arrestimin e kryesve të këtij akti të ulët, Qeveria e Kosovës fton organet kompetente që të zbardhin plotësisht motivet, të vënë kryesit e saj para drejtësisë si dhe të ndërmarrin masa që akte të tilla të mos përsëriten më”, vazhdon reagimi.

    Me këtë rast, Qeveria e Kosovës shpreh përkushtimin e plotë për thellimin e bashkëpunimit dhe të raporteve miqësore me Republikën e Turqisë./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark