Qeveria: ‘Komuna e Prilluzhës’ – trillim i opozitës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria: ‘Komuna e Prilluzhës’ – trillim i opozitës

    Insajderi
    18 March 2016 - 11:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kosovës ka reaguar sot pas thirrjes së një protestë të partive opozitare kundër themelimit të Komunës së Prilluzhës.

    Përmes një komunikate për media, Qeveria e Kosovës ka thënë se arsyeja e thirrjes së saj është krejtësisht e pavërtetë dhe e shpikur nga këto subjekte.

    Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se thirrja e qytetarëve në një protestë kundër një “komune” të cilën e kanë trilluar vetë subjektet opozitare është konfirmim i plotë i faktit se tre partitë opozitare po sajojnë kauza për përfitime politike, duke u përpjekur të polarizojnë shoqërinë kosovare dhe të destabilizojnë, mbi baza të ndryshme, situatën në vend, thuhet në komunikatë.

    “Pretendimet për krijimin e “komunës së Prilluzhës”, janë një sajim i radhës i tri partive opozitare, të cilat pas diskreditimit publik të kauzave të deritashme dhe metodave jodemokratike të përdorura në kuadër të tyre, po përpiqen që me trillime politike dhe duke mos kursyer mjetet e dhunës, të manipulojnë qytetarët me qëllim që të vijnë në pushtet”, thuhet në komunikatë.

    Tri partitë opozitare kanë thirrur një protestë sot në Vushtrri, për sic kanë thënë, kundër krijimit të komunës se Prilluzhës e cila është paralajmëruar të themelohet si komunë me shumicë serbe./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark