Analisti, Gazmir Raci ka reaguar pasi iu bënë publike përfitimet financiare që ai merr si i angazhuar në një program që financohet nga Bashkimi Europian.
Insajderi raportoi sot se paga që merr analisti pro-qeveritar është 2 mijë euro. Këtë e ka konfirmuar MAPL përmes një përgjigje zyrtare duke theksuar se mjetet sigurohen nga BE.
Gazmir Raci ka shkruar se projekti që ai merr pagë 2 mijë euro financohet nga BE dhe është i angazhuar në të që 7 vite.
“Miq, unë punoj në të njëjtin projekt që financohet nga Bashkimi Evropian që më shumë se 7 vjet”, shkruan ai.
Gazeta Insajderi me 24 maj ka raportuar se Gazmir Raci është përzgjedhur në pozitën “Zyrtar i Antenës për Sekretariatin e Përbashkët Teknik (SPT) për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA Mali i Zi- Kosovë në kuadër të IPA III (2021 – 2027)“.
Shkrimi i plotë: