Qeveria konfirmon se kodin telefonik +383, Kosova e merr më 15 dhjetor – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria konfirmon se kodin telefonik +383, Kosova e merr më 15 dhjetor

    Insajderi
    02 December 2016 - 19:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në bisedimet që zgjaten tre ditë në Bruksel e që përfunduan sonte, u konfirmuan obligimet finale zbatuese për çështjen e kodit shtetëror telefonik për Kosovën.

    Siç njofton Qeveria e Kosovës, procesi u përmbyll me sukses me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, me të cilin u konfirmua se në bazë të Marrëveshjes për telekomin ashtu siç është paraparë me planin për zbatim për telekomin, ITU do t’ia ndaj Kosovës kodin telefonik 383 me datë 15 dhjetor 2016.

    Delegacioni i Republikës së Kosovës i udhëhequr nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri, kryenegociatore në Dialogun e Brukselit dhe në përbërje të të cilit ishin edhe Kreshnik Gashi, kryetar i bordit i ARKEP-it dhe koordinator profesional për telekom, Gazmir Raci, këshilltar politik i ministres Tahiri dhe koordinator politik për telekom.

    Ministrja Edita Tahiri me këtë rast deklaroi se bisedimet e këtyre tre ditëve u përmbyllen me sukses, tashmë çdo gjë është e saktësuar se Kosova bëhet me kodin e saj telefonik shtetëror 383 të cilën ITU do t’ia alokoj këtë kod telefonik drejtpërdrejt Kosovës me datën 15 dhjetor 2016.

    Ajo tha se për herë të parë në histori Kosova do ta ketë kodi telefonik shtetëror.

    Më tëj, Ministrja Edita Tahiri theksoi se Organizata Ndërkombëtare për Telekomunikacion e OKB-së (ITU) me datë 15 dhjetor 2016 do të ia ndaj Republikës së Kosovës kodin e saj telefonik shtetëror që do të jetë +383.

    Me marrjen e kodit të vet telefonik shtetëror, Republika e Kosovës e fiton sovranitetin shtetëror në fushën e telekomunikacionit dhe subjektiviteti i saj si shtet në fushën e telekomunikacionit do të njihet nga bashkësia ndërkombëtare përmes kodit të saj telefonik.

    Republika e Kosovës është pronare e kodit telefonik 383 dhe Kosova do të ketë të gjitha të drejtat shtetërore që të administroj me kodin e vet telefonik sikur gjithë shtetet tjera. Në këtë kuadër Kosova do të bashkëpunoj me ITU-në për zbatimin teknik të kodit telefonik.

    Kosova më në fund do ta kodin e vet telefonik ndërsa të gjitha kodet ekzistuese 381, 377, 386 do të shuhen.

    Ministrja Tahiri potencoi se do të shuhen të gjithë operatorët ilegal të telefonisë mobile dhe fikse të Serbisë në Kosovë, për herë të parë pas përfundimit të luftës në Kosovë më 1999. Ajo po ashtu edhe njëherë e rikonfirmoi se të gjitha thirrjet nga Kosova në Serbi dhe anasjelltas do të jenë thirrje ndërkombëtare.

    Ajo tha marrëveshja për kodin telefonik do të ketë efekte pozitive të shumëfishta, si në planin shtetëror, të sovranitetit, ekonomik dhe telekomunikues.

    Ministrja Tahiri tha se e falënderojmë Bashkimin Evropian për ndërmjetësimin efektiv të kësaj Marrëveshje për telekomin dhe se ky proces po rezulton me sukses duke dëshmuar suksesin e radhës së Dialogut të Brukselit. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark