×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria Kurti arrinë t’i shtrojë 6 kilometra rrugë në fund të mandatit, Durmishi ia krisë valles

    Insajderi
    30 October 2024 - 17:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, në përfundim të mandatit ka arritur t’i shtrojë 6.3 kilometra rrugë. Investimi për këtë rrugë ka qenë 2.6 milionë euro.

    E përurimit të kësaj rruge, si duket i është gëzuar shumë zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

    Me surla e tupana, Hysen Durmishi i është bashkuar valles popullore.

    Zyra e kryeministrit ka njoftuar se sot është përurur ndërtimi i rrugës Kërstec-Pakishtë-Zapod, me gjatësi 6.3 kilometra me investim 2.6 milionë euro, e cila i lidh këto fshatra me Prizrenin dhe Dragashin.

    Me rastin e përurimit morën pjesë udhëheqës shtetëror nga Kosova dhe Shqipëria.

    Kemi shtruar një rrugë e cila është edhe në Kosovë edhe në Shqipëri në mënyrë që të lëvizim sa më lirshëm dhe t’i ndihmojmë në veçanti banorët e këtyre zonave të thella, të cilët edhe mungesa e infrastrukturës në të kaluarën i ka detyruar në migrim. Shpresojmë që me këso projekte infrastrukturore gjithnjë e më shumë do të mund të kthehen në vendlindjen e tyre më shpesh, e pse jo edhe përgjithmonë”, u shpreh kryeministri me rastin e përurimit, bëhet e ditur në kumtesën për media.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark