×
  • Lajme
  • Insajderi

    Qeveria Kurti heshtë për ‘Non-Paperin’ ku parashihet autonimi e Kosovës

    Insajderi
    27 April 2021 - 15:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kosovës është duke heshtur rreth “Non-paperit” ku po parashikohet ndarja e Kosovës. Kjo letër për të cilën po raportohet se është përgatitur nga Gjermania dhe Franca, kërkohet që veriu i vendit të jetë një Rajon Autonom.

    Gazeta Insajderi ka kërkuar të dijë se qeveria e drejtuar nga Albin Kurti, a e ka pranuar ajo një dokument të tillë dhe si e komenton këtë, mirëpo deri më tani nuk redaksia nuk ka marr ndonjë përgjigje.

    Këtë dokument e kanë kundërshtuar ambasada e Gjermanisë dhe ajo e Francës në Kosovës, dyja këto protagoniste të këtij të ashtuquajturi “Non-papaer”.

    Jorn Rohde, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, e ka cilësuar lajmë të rremë raportimin e djeshëm se Kosova dhe Serbia pritet t’ia njohin integritetin territorial dhe sovranitetin njëra-tjetrës, përmes një dokumenti të cilin e ka përgatitur Gjermania dhe Franca. 

    Ambasadori Rohde, përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka shkruar se ndoshta mund të ketë një dokument të cilin e ka quajtur “non-paper”, mirëpo nuk është dokument francezo-gjerman.

    “E ashtuquajtura “non paper” francezo-gjermane e publikuar nga Koha Ditore është lajm i rremë. Mund të ketë dokument, por sigurisht që nuk është francezo-gjerman. Ne e përkrahim plotësisht dialogun e udhëhequr nga BE-ja dhe Miroslav Lajcak, siç e theksoi përsëri ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Maas, të enjten e kaluar në Prishtinë”, ka shkruar Rohde.

    Po ashtu edhe ambasada franceze e ka mohuar se shteti i saj ka qenë pjesëmarrëse në përgatitjen e këtij non-paperit.

    Përmes një postimi në llogarinë e faqes së ambasadës franceze në Tëitter, thuhet se Franca dhe Gjermania nuk janë burim i të ashtuquajturit non-paper franko-gjerman.

    “Franca dhe Gjermania nuk janë burimi i të ashtuquajturin non-paper franko-gjerman të botuar sot në Koha Ditore. Ne mbështesim plotësisht ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, dhe mirëpresim përpjekjet e bëra në këtë drejtim nga Përfaqësuesi Special i ngarkuar për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak”, thuhet në reagimin e ambasadës.

    Për këtë non-paper ndonëse institucionet kosovare janë duke heshtur, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është deklaruar për këtë letër për të cilën ka thënë se dikush shumë i mençur dhe më dinak se unë e ka publikuar këtë “non-paper” për Kosovën.

    “Mbrëmë pasi u ktheva nga Brukseli në orën një e gjysmë e kam lexur atë letër, ajo letër ishte e përpiluar nga dikush që është shumë i mençur, shumë më i mençur se unë, dhe shumë më dinak. Unë shoh që të gjithë e mohojnë, por më shumë brenga më ka shkaktuar ky “non-paper””, ka thënë Vuçiqi.

    Derisa ka shtuar se “Një gjë kryesore që është në atë letër – është njohja e Kosovës së pavarur, e çka është e tmerrshme – këtu janë 90 përqind e gjërave që janë më pak të rëndësishme, por gjëja më e rëndësishme na ngarkon neve”, ka thënë ai.

    Në këtë letër, theksohet se veriu i vendit duhet të jetë një Rajon Autonom dhe theksohet krijimi i Asociacionit të komunave më shumicë serbe.

    Në letër theksohet që palët do të duhej të pajtoheshin edhe për vendosjen e një “distrikti autonom të Kosovës veriore” si një “njësi e veçante administrative e vetëqeverisjes rajonale në Kosovë, e cila do të kishte të drejtë të rregullonte legjislacionin në baza rajonale në fushat e ekonomisë, financave, pronësisë së infrastrukturës, kulturës, arsimit, kujdesit shëndetësor, mbrojtjes sociale, gjyqësorit, shërbimit policor, zhvillimit urban dhe bashkëpunimit evropian, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin për qeverisjen lokale”. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark