×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria Kurti i hakmerret Prokurorisë, nuk ia jep paratë për ta shtuar numrin e prokurorëve

    Insajderi
    29 November 2024 - 15:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nuk mundi që t’i ndalë që të ia hetonin ministrat, e të ia arrestonin njerëzit e rrethit të ngushtë. Por, Kryeministri Albin Kurti, partia e të cilit ka edhe shumicën në Kuvendin e Kosovës nuk ua ka aprovuar buxhetin Këshillit Prokurorial që të shtoi numrin e prokurorëve e bashkëpunëtorëve për ta. Për këtë të premten publikisht është ankuar Besim Kelmendi, që tash e një kohë të gjatë është ushtrues i detyrës së Kryeprokurorit.

    Kelmendi këtë ankesë e bëri sot gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, “Ditët e Gjyqësorit”.

    “Gjatë fjalës së tij, U.D. Kryeprokurori Kelmendi ka përmendur sfidat e sistemit prokurorial, në veçanti ato që kanë të bëjnë me ndarjen e buxhetit nga pushteti ekzekutiv dhe legjislativ për të pasur një sistemin prokurorial funksional dhe efikas, me ç’rast ka theksuar se si pasojë e mosaprovimit të kërkesave buxhetore për të shtuar numrin e prokurorëve dhe stafit mbështetës do të vije deri te pamundësia e mbajtjes së seancave gjyqësore brenda afateve ligjore, për shkak të numrit disproporcional të prokurorëve dhe gjyqtarëve,” thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeprokurorit.

    Sipas njoftimit, Kelmendi ka theksuar rëndësinë e koordinimit mes sistemit gjyqësor dhe sistemit prokurorial për të garantuar një drejtësi efikase dhe të besueshme në Republikën e Kosovës.

    Konferenca e Këshillit Gjyqësor të Kosovës “Ditët e Gjyqësorit” është organizuar me mbështetje të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Misioni në Kosovë, dhe në ditën e dytë të kësaj ngjarjeje kanë marrë pjesë gjyqtarë të fushës penale nga gjykatat e Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    29 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark