×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria Kurti i lë pa rroga minatorët e Trepçës për ditën e Bajramit

    Insajderi
    09 April 2024 - 20:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zotohej se do ta kthente Minierën e Trepçës në gjigant prodhimi. Mirëpo, lëre që s’e ka bërë këtë, por përgjatë mandatit të tij në vazhdimësi po dalin probleme me rrogat e minatorëve të kësaj miniere. Madje, minatorëve të Trepçës nuk iu është ekzekutuar paga as për hir të festës së Fitër Bajramit.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar me kryesindikalistin e minatorëve të Trepçës, Ibrahim Jonuzin, për ta pyetur lidhur me çështjen e mos-ekzekutimit të pagave të minatorëve në prag festash.

    Ai ka thënë se minatorët i kanë pasur të nevojshme pagat e tyre, që ta festojnë festën e Bajramit.

    “Po, është e vërtetë se minatorët nuk i kanë marrë pagat edhe pse është kanë e nevojshme pasi jemi në festë të Fiter Bajramit”, ka deklaruar ai.

    Ndonëse afati kohor për ekzekutimin e pagave për minatorët është nga data 5 deri në 10 të muajit, Jonuzi thotë se Qeveria do duhej të kishte konsideratë për festën e Fiter Bajramit.

    Minatorëve të Trepçës nuk iu ekzekutohen pagat as nesër, meqë është festë zyrtare.

    Minatorët kohëve të fundit kanë pasur probleme të vazhdueshme me ekzekutimin e pagave. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark