Kamionët e “Bageri Company”, në pronësi të Bujar Shabanit, janë parë duke e testuar qëndrueshmërinë e Urës së Ibrit përpara hapjes së saj. Shabani ka një lidhje miqësore me zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishin.
Gazeta Insajderi ka siguruar pamje, ku është parë duke u bërë inspektimi mbi urë me kamionë të biznesmenit Shabani.
Ministra të Qeverisë Kurti inspektuan të martën Urën e Ibrit, e cila pritet të hapet për qarkullim.
Pranë Urës gjenden edhe akterë qeveritarë, saktësisht në Kuvendin Komunal të Komunës së Mitrovicës së Veriut, ku po realizohet një bashkëbisedim me temën “Bashkëpunimi ndëretnik, këshillim komunal për siguri në bashkësi, bashkëpunimi në mes të institucioneve dhe shoqërisë civile”.
Shabani i “Bageri Company” është dost i Durmishit. Ai ka fituar kontrata të majme përgjatë qeverisjes aktuale. /Insajderi.org/