Qeveria Kurti ndan mbi 6.7 milionë euro për t’ia paguar Pacollit për Grandin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria Kurti ndan mbi 6.7 milionë euro për t’ia paguar Pacollit për Grandin

    Insajderi
    08 March 2025 - 23:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyra e Kryeministrit, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se është marrë vendim për ndarjen e mjeteve financiare për përmbushjen e obligimit të arbitrazhit ndaj kompanisë së Behgjet Pacollit, ‘‘Mabco Contructions’’, në atë që njihet si rasti i ‘‘Grandit’’.

    Në vendim thuhet se shuma të cilën Qeveria ka qenë e detyruar për ta ndarë për kompaninë e Pacollit është 6,740,000.00 Euro.

    Më tutje, aty tregohet edhe se një pjesë e tyre, më saktë 5,311,560.05 euro ndahen në emër të dëmshpërblimit dhe kamatës, një pjesë prej 367,944.00 euro dhe 33,073.50 CHF në emër të kostos së përfaqësimit, dhe pjesa e fundit prej 1,104,312.20 USD ndahet në emër të kostos së arbitrazhit.

    Sipas njoftimit të hollat do të merren nga Ministria e Financave Punës dhe Transfereve.

    ‘‘Mjetet nga pika 2. të këtij vendimi transferohen në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, me kod 201, në nën-programin “Thesari” me kod 11200, në kategorinë e shpenzimeve “Subvencione dhe Transfere”’’, thuhet në vendim mes tjerash.

    Rikujtojmë se dy muaj më parë kishte reaguar Pacolli për këtë çështje, i cili atëherë kishte bërë të ditur se kompania e tij Mabco Construction Int. kishte fituar arbitrazhin ndërkombëtar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark