
Kryeministri Kurti në një konferencë për media ka prezantuar masat e reja në kuadër të pakos së ringjalljes ekonomike.
Kurti ka thënë se do të mbështeten me 100 euro edhe punëtorët e sektorit privat. Nga 100 sipas Kurtit për herë të parë do të ndahen edhe për punëtorët e sektorit publik.
Kryeministri po ashtu shtoi se të gjithë pensionistët në Kosovë do të marrin 100 euro shtesë për muajin prill.
“Për herë të parë do të mbështesim me shumë të njëhershme prej 100 euro të gjithë punëtorët e sektorit privat. Pra rreth 300 mijë punonjës. Në kuadër të kësaj mbështetje, shumën e njëhershme prej 100 euro për mbi 80 mijë zyrtarë publikë. Pra po ndajmë nga 100 euro për ata në privat dhe në publik”, tha Kurti.
Ai ka premtuar edhe rritje të pagës minimale.