Intervista | Qeveria Kurti në sytë e ish-kryetarit të Vetëvendosjes, Visar Ymeri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi

    Intervista | Qeveria Kurti në sytë e ish-kryetarit të Vetëvendosjes, Visar Ymeri

    Insajderi
    15 February 2022 - 15:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me 22 mars bëhen një vit që nga formimi i Qeverisë Kurti 2. Përgjatë kësaj kohe u morën disa vendime. Për punën që ka bërë kjo qeveri përgjatë kësaj kohe Gazeta Insajderi ka intervistuar ish-kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri.

    Ymeri tani edhe në cilësinë e një njohësi të politikës, ka komentuar një sërë vendimesh e veprime që ka ndërmarrë kjo qeveri.

    Gjatë kësaj interviste Ymeri ka folur për temën e nepotizmit, një pikë me të cilën Lëvizja e Kurtit ka ‘luftuar’ gjatë derisa erdhi në pushtet. Menaxhimi i pandemisë se ku dështoi qeveria Kurti.

    Ymeri i cili e njihte edhe nga afër Kurtin është shprehur i zhgënjyer me mënyrën se si kjo qeveri ka ndarë shtesa, e ka bërë rritje të pensioneve pa bërë një analizë të saktë.

    Përveç tjerash, ai kritikoi qeverinë më konkretisht Ministrisë e Ekonomisë për menaxhimin me krizën energjetike. U deklarua edhe rreth asaj se a është në tërësi faji i qeverisë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike apo dorë këtu ka edhe Zyra e Rregullatorit për Energji Elektrike (ZRrE).

    Analizoi edhe proklamimin për rritjen e buxhetit teksa përmendte rritjen e çmimeve të produkteve bazike për jetesë.

    Analisti Ymeri është shprehur i habitur edhe me mos ngritjen e pagës minimale.

    Ndonëse një vit gati në pushtet, kryeministri i vendit ende ska realizuar një vizitë në SHBA. Si e sheh Ymeri qasjen e qeverisë karshi Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    A ka ndryshuar Kurti qëndrim nga “Zajednicës’ , siç e quanin ata në të kaluarën edhe për këtë jep përgjigje Visar Ymeri teksa përmend kompromise të dhimbshme.

    A po rrezikohet liria e shprehjes me Kurtin në krye të shtetit?

    Sikur tani të mbaheshin zgjedhjet parlamentare a beson Ymeri që ish-partia e tij do të kishte të njëjtin rezultat?

    Intervista e plotë:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark