×
  • Lajme
  • Insajderi

    Qeveria Kurti shpalli fituese të tenderit kompaninë që u bastis për shmangie nga akciza

    Insajderi
    19 March 2022 - 19:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Infrastrukturës e udhëhequr nga Liburn Aliu ka shpallur fituese të një tenderi publik në vlerë mbi 300 mijë eurosh kompaninë ‘Fer Petrol’. Kjo kompani është bastisur mbrëmë nga doganierët e shtetit nën dyshime për shmangie taksash dhe manipulim me çmime të derivative, shkruan Insajderi.

    Gazeta Insajderi zbuloi se në mesin e të arrestuarve gjatë opersacionit të mbrëmshëm është edhe pronari i kësaj kompanie Mehdi Gjoka. Ai ka një lidhje të afërta me Partinë Demokratike të Kosovës.

    Gjoka vjen nga Drenasi dhe është përfituesi i rregullt i tendereve nga qeverisja e Ramiz Lladrovcit.

    Mirëpo këto detaje nuk e kishin penguar Ministrine e Infrastruktures që në nëntor të viti 2021 të nis procedurat tenderuese për riparimin e rrugës në Mazgit (Zona kadastrale-Obiliq).

    Komisioni i formuar nga ministria kishte vlerësuar se dëmet e shkaktuara nga shembja e dheut ishin rreth 346 mijë euro. Këtë shumë e kishte vendosur edhe në dosje të tenderit si ofertë të përafërt për kompaninë garuese.

    Për kontratë ishte rekomanduar “Fer -Petrol” nën pronësi të Gjokës dhe  “SH.Drini Company” SHPK me një çmim prej ofertë 269,996, 32 euro. Me 18 shkurt të vitit 2022 ministria kishte njoftuar për dhënie kontrate ndaj ‘Fer Petrolit’

    Vetëm tetë ditë pasi kishte shpallur fituesin, Ministria kishte pezulluar tenderin pasi konsiderohej si proces i dyshimtë.

    Pronari i kompanisë fituese, Mehdi Gjoka ishte i dënuar me Aktgjykim të formës së prerë. Kjo sipas ligjit ia ndalonte pjesëmarrjen në prokurim publik për 10 vjet.

    Gjoka ishte akuzuar për uzurpim të paligjshëm të pronës së paluajtshme, ku nga Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Drenas, e kishte dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht.

    Prokuroria Themelore e Prishtinës më 16 nëntor të 2016 kishte ngritur aktakuzë ndaj afaristit nga Drenasi, Mehdi Gjoka me dyshimet se ka uzurpuar pronën, në të cilën ka ndërtuar kompaninë e tij për shitjen e derivateve ‘Fer Petrol’.

    Sipas aktakuzës, Gjoka, i afërt me PDK-në dhe njëherësh daja i ish-kryetarit të Drenasit, Nexhat Demaku, si pronar i pompës së benzinës ka uzurpuar pronën e H.B., dhe kishte ndërtuar në pronën e tij biznesin e derivateve.

    Prokuroria e Shtetit, pas mbajtjes së seancave, kishte propozuar që Mehdi Gjoka, të shpallet fajtor dhe të dëbohet nga prona e uzurpuar.

    Gjoka pas pezullimit të tenderit ishte ankuar se Aktgjykimi nuk kishte të bënte më kërkesat që janë të kërkuara në dosjen e tenderit, pasi sipas tij, ishte e një natyre tjetër.

    Por, Eksperti shqyrtues konsideron se deklarata nën betim e dorëzuar nga OE N.T “Fer -Petroll” për pronarin Mehdi Gjoka nuk është dokument i mjaftueshëm për të verifikuar nëse ky aktgjykim nuk ndërlidhet me çështjet që janë përcaktuar në kërkesën e dosjes së tenderit.

    Megjithatë, meqë OSHP-ja nuk ka bord funksional Ministria e Infrastrukturës në shkurt të këtij viti kishte shpallur njoftimin se kompania ‘Fer Petrol’ do të nënshkruaj kontratën me Qeverinë e Kosovës./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark