Qeveria e Kosovës, përmes Ministrisë për Inovacion dhe Ndërmarrësi (MINT) dhe Agjencisë për Investime dhe Eksport (KIESA), ka shpenzuar mbi 39 mijë euro për ndërtimin e një reklame orientuese në Parkun e Biznesit në Drenas, shkruan Insajderi.
Ky projekt, i cili përfshin një mur me reklama që rendit bizneset sipas periudhës së vendosjes, thuhet se ka për qëllim lehtësimin e qasjes dhe orientimin e partnerëve të bizneseve.
“MINT/KIESA, ka përfunduar ndërtimin e reklamës promovuese dhe orientuese në Parkun e Biznesit në Drenas, ku bizneset janë renditur sipas periudhës së vendosjes në park – duke filluar nga ato që janë vendosur më herët e deri te ato që janë vendosur më vonë”, thuhet në njoftim.
“Vlera e investimit në këtë projekt është 39,461.90 euro, e financuar nga MINT/KIESA. Projekti është realizuar me qëllim që të lehtësojë qasjen dhe zhvillimin e aktiviteteve të biznesit në këtë park biznesor të rëndësishëm në vend”.