Qeveria mban mbledhje elektronike, i merr dy vendime – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria mban mbledhje elektronike, i merr dy vendime

    Insajderi
    31 January 2024 - 15:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria ka mbajtur një mbledhje elektronike përgjatë së mërkurës.

    Këtë e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit me anë të një komunikate për media, duke kumtuar të dy vendimet e ndërmarra.

    Sipas njoftimit të ZKM’së, në mbledhje janë ndryshuar dy tabela të Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për buxhetin e Kosovës, si dhe obligimet e pakryera financiare nga viti paraprak.

    Njoftimi i ZKM’së:

    Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar:

    -Ndryshimet në tabelat 3.1 dhe 3.2 të Ligjit Mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024, për të përmbushur obligimet e pakryera financiare dhe kontraktuale nga viti paraprak.

    -Pasqyrën preliminare financiare për ekzekutimin e buxhetit dhe bilancin e fondeve për vitin 2023. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark