Qeveria mban mbledhje elektronike, këto çështje u diskutuan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria mban mbledhje elektronike, këto çështje u diskutuan

    Insajderi
    08 March 2025 - 22:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kosovës, ka mbajtur një mbledhje elektronike mbrëmjen e sotme, ku janë diskutuar katër pika të rendit të ditës.

    Sipas njoftimit të qeverisë, në mesin e vendimeve është edhe ai për ndarjen e mjeteve financiare për përmbushjen e obligimit të arbitrazhit për rastin me “Mabco Constructions”, që ka të bëjë me çështjen e Hotelit Grand.

    Po ashtu, është aprovuar nisma për amendamentimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Italisë, për grantin e realizimit të projektit “Mbështetje për Sistemin Shëndetësor të Kosovës”.

    Më poshtë, njoftimi i plotë:

    – Miratuar listën e aplikimeve për rundin 10B të granteve investuese të Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor (WBIF) për projektet si në vijim: Impiantin për trajtimin e ujërave të zeza në Podujevë dhe projektin për përmirësimin e rrjetit të transimisionit VII.

    – Ndryshuar dhe plotësuar Vendimin e Qeverisë Nr.02/39 të datës 3 qershor 2020.

    – Aprovuar Nismën për Amendamentimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Italisë, për Grantin e Realizimit të Projektit “Mbështetje për Sistemin Shëndetësor të Kosovës”.

    – Ndarë mjetet financiare për përmbushjen e obligimit të arbitrazhit për rastin ICSID me Nr. ARB/17/25, Mabco Constructions.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark