Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet e marra - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet e marra

    Insajderi
    11 December 2024 - 17:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot një mbledhje elektronike të 236-të me rradhë.

    Në këtë mbledhje janë marrë disa vendime.

    Vendimet:

     Miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 2 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2017, pjesa e parë.

    Miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 3 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2018.

    Miratuar kërkesën e Shoqatës Animals Kosovo për mbështetje financiare në vlerë prej 5 mijë euro për trajtimin e problematikës së qenve të pastrehë në Kosovë.

    Emëruar Komisionin Ad hoc të Pranimit për Pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Drejtor Ekzekutiv i Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve, me këtë përbërje:

    o   Naim Gashi, Drejtor i Përgjithshëm në Agjencinë e Kosovës për Akreditim, kryesues;

    o   Venera Çerkini, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, anëtare;

    o   Anita Kalanderi, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, anëtare;

    o   Ardiana Krapi, U.D. Udhëheqëse e Divizionit të Burime Njerëzore në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, anëtare; dhe

    o   Agon Haxhikadrija, Ekspert i jashtëm, anëtar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark