Qeveria meksikane me plan për pritjen e emigrantëve të dëbuar nga Trump - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Qeveria meksikane me plan për pritjen e emigrantëve të dëbuar nga Trump

    Insajderi
    15 November 2016 - 19:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria meksikane është duke punuar në një plan për t’u përballur me dëbimin masiv të meksikanëve nga ShBA gjatë qeverisjes së Donald Trump.

    Në një konferencë për media, Eduardo Sanchez, zëdhënës i presidentit Enrique Pena Nieto, ka thënë se çështja e deportimit të meksikanëve nga Amerika do të jetë temë e takimit mes presidentit meksikan me Trumpin.

    “Ne do të shohim se sa nga ata persona që do të dëbohen nga ShBA-ja janë meksikanë,” ka thënë ai, njofton CNN.

    Ai ka njoftuar se edhe Ministria e Punëve të Jashtme e këtij shteti është pjesë e përpjekjeve për këtë plan.

    Trump ka premtuar gjatë fushatës elektorale se do të deportojë miliona emigrantë të jashtëligjshëm nga ShBA-të.  Për më tepër, ai ka premtuar ndërtimin e një muri në kufi mes dy vendeve. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark