Qeveria e Kosovës sot ka miratuar propozimin e Ministrisë së Financave për ndarjen e gjashtë milionë euro për subvencionim të faturave të energjisë elektrike për amvisëritë të cilat kanë ulur konsumin krahasuar me muajt përkatës të vitit paraprak.
“Në kuadër të subvencionimit të energjisë elektrike, bëjmë ndarjen e radhës në shumë 6 milionë euro në mënyrë që të vazhdohet subvencionimi i atyre që kanë kursyer energjinë elektrike”, ka thënë ministri i Financave, Hekuran Murati.
Masa 3.7 e Pakos për Ringjallje Ekonomike parasheh mbështetjen e qeverisë në tejkalimin e krizës energjetike.
“Amvisëritë të cilat ulin konsumin e energjisë elektrike krahasuar me muajt përkatës të vitit paraprak e që kualifikohen pér pérfitim, mbështeten me subvencionim të faturës së energjisë elektrike në raport me kursimin, duke filluar nga fatura e muajit Shtator 2022”, thuhet në Pakon për Ringjallje Ekonomike.