Qeveria merr vendim: Mjekët dhe profesorët duhet ta deklarojnë pasurinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Qeveria merr vendim: Mjekët dhe profesorët duhet ta deklarojnë pasurinë

    Insajderi
    10 December 2021 - 15:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kosovës ka marr sot vendim që mjekët e profesorët që punojnë në institucionet publike të futen në kategorinë e zyrtarëve publik që duhet ta deklarojnë pasurinë.

    Ky vendim ka ardhur me kërkesë të zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu.

    Ai ka thënë se tashmë është bërë një kategorizim i ri i zyratrëve publik për deklarim të pasurisë.

    “Është bërë një kategorizim i ri i zyrtarëve publikë që do të deklarojnë pasurinë. Në kategorinë e zyrtarëve publikë janë shtuar mjekët dhe profesorët në institucionet publike”, ka thënë ai.

    Përndryshe, Projektligji me ndryshime për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave tani e pret miratimin edhe në Kuvend.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark