Qeveria merr vendim që pronat e saj në RSFJ të regjistrohen në emër të Kosovës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria merr vendim që pronat e saj në RSFJ të regjistrohen në emër të Kosovës

    Insajderi
    15 March 2017 - 12:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të gjitha  patundshmëritë që ishin në emër të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, përkatësisht të ish-Republikës Socialiste të Serbisë që ndodhen në Kosovë, të regjistrohen tashmë si prona të Kosovës.

    “Të gjitha pronat e paluajtshme të regjistruara në emër të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, përkatësisht të Republikës së Jugosllavisë, të Republikës Socialiste të Serbisë, përkatësisht të Republikës së Serbisë, dhe të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, duke përfshirë, por pa u kufizuar në organet e tyre shtetërore, administrative, ushtarake dhe ish-organizatat shoqërore-politike të regjistrohen në emër të Republikës së Kosovës si pronare e këtyre pronave të paluajtshme”, thuhet në vendimin e Qeverisë të datës 1 mars 2017.

    Me këtë vendim, Qeveria e obligon Agjencinë Kadastrale të Kosovës që të bëjë regjistrimin e të drejtës pronësore sipas procedurave siç kërkohet në këtë vendim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    14 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark