Qeveria miraton planin për përmirësimin e cilësisë së ajrit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria miraton planin për përmirësimin e cilësisë së ajrit

    Insajderi
    23 December 2016 - 10:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kabineti Qeveritar, gjatë mbledhjes së sotme e ka miratuar dokumentin “Plani i Masave dhe Përmirësimi i Cilësisë së Ajrit  dhe Gjendjes së Mjedisit në Kosovë”.

    U.d i ministrit në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala, gjatë kësaj mbledhje deklaroi se janë dhënë 6 rekomandime të cilat janë duke u zbatuar si masë për mbrojtjen e ndotjes së ajrit.

    Gjithashtu Shala përmendi edhe disa masa që përmban plani për mbrojtjen e cilësie së ajrit.

    “Të bëhet shqyrtimi i vendimit për veturat e vjetra, të rritet kontrolli i cilësisë së derivateve të naftës, të rritet inspektimi i lëndëve djegëse në ekonomit familjare, funksionalizimi i transportit publik në ato qytet ku ndotja e cilësisë së ajrit është  më e lartë”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark