Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

    Insajderi
    27 December 2024 - 11:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 euro për të gjithë fëmijët që marrin shtesa dhe pensionistët.

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se do të jenë rreth 700 mijë përfitues nga këto shtesa.

    “Të gjitha skemat janë të përfshira edhe kategoritë e luftës dhe invalidët. I vetmi kusht dhe kriter është që nuk mund të përfitojë dikush nëse është përfitues i më shumë së njërës skemë, pra nuk mund të përfitojë dy herë. Ndërkaq kriteri tjetër është që të ardhurat nga skemat që financohen nga shteti duhet të jenë nën 700 euro në muaj”, tha Murati.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark