Qeveria miraton zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energji - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Qeveria miraton zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energji

    Insajderi
    11 January 2023 - 11:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes së sotme ka miratuar zgjatjen e masave për furnizimin me energji elektrike.

    Vendimi është propozuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

    Ai tha se masat emergjente në furnizim me energji, ndër të tjera, ndalojnë prodhimin e kriptovalutave me energji elektrike.

    “Propozojmë masat e emergjencës në furnizim me energji, ku ndër të tjera ndalohet përdorimi i energjisë elektrike për mihje me kriptovaluta, obligohen institucionet e veçanta si KEK-u, Ministria e Ekonomisë, KOSTT-i etj që të marrin masa të veçanta për siguri të furnizimit.

    Masa shtesë do të ndërmerren sipas nevojës dhe rekomandimeve të komitetit teknik emergjent”, tha ministrja Rizvanolli.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark