Qeveria ndaloi prodhimin e kriptovalutave - deputeti kërkon ndalimin e tyre fillimisht në veri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Qeveria ndaloi prodhimin e kriptovalutave – deputeti kërkon ndalimin e tyre fillimisht në veri

    Insajderi
    09 January 2022 - 20:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që ta ndalojë prodhimin e kriptovalutave në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Kjo për shkak të krizës energjetike. Tanimë aparate për prodhimin e kriptovalutave janë konfiskuar në Podujevë e Mitrovicën e Jugut. Deri tani nuk raportohet për konfiskim të këtyre aparateve në veri të vendit, aty ku njihet si qendra e prodhimit.

    E kjo sipas Pal Lekaj të AAK-së është qasje diskriminuese.

    Lekaj për InDoks, ka kërkuar që ky vendim fillimisht të praktikohet në veri të vendit. Ai ka kërkuar që qytetarë të trajtohen barabartë.

    “Është e padrejte nëse merret një vendim i tillë edhe pse është një vendim për krizën energjetike, vendim që është marrë nga qeveria dhe është miratuar në parlamentin e Kosovës për emergjencë dhe ajo që duhet ta them është nëse ti merr një vendim që të veprohet në tërë territorin e Kosovës dhe kjo të trajtohet barabartë qytetarët dhe të ndalohet prodhimi i kriptovalutave sepse ka një shpenzueshmëri të energjisë elektrike mirëpo kjo nuk po ndodh në veri dhe prapë po është e diskriminuese e pakuptimë që të atakohet qytetari dhe të mos trajtohet barabartë në tërë territorin e Kosovës”, ka thënë Lekaj për Indoks prodhim i Gazetës Insajderi.

    “…mendoj që edhe ky vendim e ka atakuat qytetarin e Kosovës por jo ata që janë të pa ndërgjegjshëm dhe nuk i përfillin ligjet apo vendimet e qeverisë së Kosovës që në këtë rast e kemi veriun dhe të jep me kuptu thuajse se këto po i bëjnë më qëllim që një pjesë e atyre që janë të -padëgjueshëm të zhvillohen normalisht, të krijojnë kriptovaluta ndërsa të tjerët ta zbatojnë strikt vendimin”, tha ai.

    Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Bernard Nikaj duke komentuar vendimin për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave ka thënë se duket sikur kjo qeveri është kundër teknologjive të reja.

    “…kjo është një simptomë e mungesës së një qasje strategjike në menaxhimin e problem me energji elektrike nganjëherë krijohet përshtypja se qeveria është kundër një teknologjive të reja, fillimisht kemi pasur problem je joysticka tani kemi problem me kriptovaluta, do të thotë kemi një stihi të veprimeve pa ndonjë qasje strategjike afatmesëm se të gjatë është periudhë e gjatë por të mesme që me pa se si dimë ta adresojmë problemin e krizës”, ka thënë ai për InDoks prodhim i Gazetës Insajderi.

    Dokumentari i plotë: InDoks | Premtuesi i shpresës që riktheu terrin e pasluftës


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark