Qeveria ndalon veturat me targa të Bosnjës të hyjnë në Kosovë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria ndalon veturat me targa të Bosnjës të hyjnë në Kosovë

    Insajderi
    24 November 2016 - 20:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kolona të gjatë janë krijuar sot pasdite në pikë kalimin kufitar Merdare. Kjo për shkak të një vendim të Qeverisë së Kosovës, i cili ka bërë që veturat me targat nga Bosnja dhe Hercegovina të mos hyjnë në Kosovë për shkak se nuk ka marrëveshje me këtë shtet.

    Dhjetëra familje janë detyruar të kthehen. Ata kanë thënë se kjo është e padrejtë për shkak se Qeveria e Kosovës është dashur të paralajmërojë për këtë vendim, në mënyrë që ata të mos presin në Merdare, njofton rtk.

    Kosova me Bosnjën e Hercegovinën kanë regjim të ashpër të qarkullimit, që e pengon qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave në mes dy vendeve.

    Disa muaj më parë, presidenti Hashim Thaçi kishte kërkuar dialog me këtë shtet për të përmirësuar marrëdhëniet.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark