×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria ndan 4 milionë euro për minatorët, Kurti ndan lajmin me kritika ndaj tyre

    Insajderi
    14 August 2024 - 10:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kosovës po mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje është marrë vendimi që të ndahen 4 milionë euro për ndërmarrjen “Trepça”.

    Kurti tha se këto mjete po ndahen për ta tejkaluar krizën, teksa thumboi minatorët se nuk janë duke punuar mjaftueshëm.

    “Duket se ka tepër shumë punëtorë mbi tokë për xehet e pakta të nxjerra nga nëntoka”, tha Kurti.

    Ndryshe, minatorët e Trepçës kanë paralajmëruar protestë para objektit të Qeverisë të enjten, si shkak i shprehjeve të pakënaqësisë për mos-ekzekutim të rrogave për më shumë se dy muaj.

    Minatorët janë në grevë pasi nuk kanë marrë pagat e tyre. Shumë prej punonjësve edhe publikisht kanë treguar se gjendja e tyre financiare dhe e familjeve të tyre është rënduar dhe kanë hyrë në borxhe.

    Një minator, në kushte anonimiteti, kishte ndarë një bisedë me gruan e tij, ku bisedojnë për blerjen e disa ilaçeve për fëmijën e tyre të sëmurë.

    Ndërkohë nga Ndërmarrja publike “Trepça Sh.A”, janë arsyetuar se problemi është përformanca e ulët e prodhimit dhe humbjet e borxhet e grumbulluara.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark