Qeveria e Kosovës ka ndarë 4 milionë euro shtesë për ndërtimin e shtëpive të pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë në komunat: Mitrovicë Veriore, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.
Kurti tha se ata “janë në gjendje të rëndë sociale, me kushte të rënda banimi”, ndaj tregoi se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal i ka kërkuar Ministrisë së Financave dhe Transfereve për ndarjen e kësaj shume.
Ministri i Financave, Hekuran Murati shtoi të njëjtën gjë.
“Ka të bëjë me një kërkesë të Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal për ndarjen e 4 milionë euro shtesë kaq sa është vlerësuar pra nevoja për të mbuluar kërkesat që kanë qenë gjatë fazave të mëhershëm të aplikimit për ndërtim apo rindërtim të shtëpive në katër komunat veriore të Kosovës dhe në kësisoj ne si Ministri e Financave e kemi trajtuar këtë kërkesë, këto 4 milionë euro të ndahen tek Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal”, tha Murati në mbledhjen e qeverisë.