Qeveria ka miratuar vendim për ndarjen e mjeteve buxhetore, pas vërshimeve në Bosnje e Hercegovinë.
Qeveria vendosi të ndajë 200 mijë euro ndihmë për rimëkëmbje nga fatkeqësia natyrore.
Kërkesa për të ndarë këto mjete ishte parashtruar nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën.