×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria ndan mbi 10 mijë euro për Luginën e Preshevës

    Insajderi
    19 June 2024 - 20:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kosovës ka ndarë mbi 10 mijë euro për Këshillin Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

    Vendimi është marrë të mërkurën në një mbledhje elektronike të mbajtur nga Qeveria.

    Arsyeja e ndarjes së këtyre mjeteve sipas Qeverisë është bërë për të mbështetur aktivitetet lobuese të përfaqësueseve të Luginës së Preshevës gjatë një vizite që do të zhvillojnë në Gjermani.

    “Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka ndarë 10,270.00 € si mbështetje financiare për Këshillin Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, me qëllim të përkrahjes së aktiviteteve të tyre lobuese gjatë vizitës në Republikën Federative të Gjermanisë këtë muaj”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark