Qeveria ndan miliona euro për rritjen e rezervave shtetërore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Qeveria ndan miliona euro për rritjen e rezervave shtetërore

    Insajderi
    23 February 2022 - 11:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është marrë vendim për rritjen e rezervave shtetërore.

    Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se duke marrë parasysh lëvizjet në tregjet globale kanë propozuar që të shtojnë edhe një masë në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, që ka të bëjë me ndarjen e 10 milionë eurove për rritjen e rezervave shtetërore.

    “Në Ministrinë e Industrisë është programi për rezervat shtetërore, por marrë parasysh ndryshimet në tregjet globale e kemi pa që në kuadër të pakos ekonomike kemi propozuar të shtojmë edhe një masë për rritjen e rezervave shtetërore”, u shpreh Ministri Murati.

    Më vonë gjatë mbledhjes pritet të merret vendimi për ndarjen e 10 milionë eurove për rezervën shtetërore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark