Qeveria ndan subvencionet e dimrit: 11 milionë euro për pranuesit e skemave sociale dhe pensionale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria ndan subvencionet e dimrit: 11 milionë euro për pranuesit e skemave sociale dhe pensionale

    Insajderi
    10 January 2024 - 13:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për të ndihmuar qytetarët në nevojë për periudhën e dimrit, Qeveria e Kosovës ka miratuar ndarjen e 11 milionë eurove në mënyrë që të subvencionohen familjet e skemave sociale dhe pensionale.

    Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se 11 milionë euro do të shkojnë si mbështetje e drejtpërdrejtë financiare për familjet më të cenueshme dhe në disavantazh në periudhën e dimrit.

    Me 11 milionë euro parashihet të zbatohet masa e parë e Planit të Veprimit për zbutjen e ndikimit socio-ekonomik të krizës energjetike.

    Murati tha po ashtu se 5 milionë euro të tjera do të transferohen në Ministrinë e Ekonomisë, e cila do të zbatojë masën 4 të Planit të Veprimit, i cili parasheh mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin e pajisjeve shtëpiake eficiente dhe në sisteme të energjisë së ripërtëritshme.

    “Ne kemi pranuar kërkesë nga Ministria e Ekonomisë për ndarjen e 5 milionë eurove për Planin e Veprimit për zbutjen e ndikimit të krizës energjetike”, tha Murati.

    Gjithsej, 16 milionë euro janë ndarë nga ekzekutivi për zbutjen e ndikimit të krizës energjetike.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark