Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj të rregullt, ku janë aprovuar një numër i vendimeve. Ndër tjerash, qeveria miratoi sot rregulloren për punën e këshillit përgatitor për themelimin e fondit të sigurimit shëndetësor, e cila ka për qëllim të rregullojë përbërjen, detyrat, përgjegjësitë dhe punën e këtij Këshilli dhe ndau 50 mijë euro për organizmin e Epopesë së UCK-së.
Po ashtu, qeveria miratoi edhe vendimin për t’i propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës emërimin e anëtarëve në Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit si dhe vendimi preliminar për shpronësimet për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga ndërtimi i ndërtesave të përhershme të menaxhimit të integruar të kufirit IBM, pika kufitare në Kapi, Komuna e Kamenicës.
“Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe vendimin për t’i propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës emërimin e anëtarëve në Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit”, thuhet në një komunikatë të qeverisë.
Kjo ëhstë mbledhaj e parë pas dorëheqjes së Hashim Thacit nga posti I zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme.
Këtë mbledhje kryeministri Mustafa e shfrytëzoi për të lavdëruar punën e tij në këto dy pozita./Insajderi