Qeveria nuk obligohet ta zbatojë rezolutën për rrëzimin e murit në veri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria nuk obligohet ta zbatojë rezolutën për rrëzimin e murit në veri

    Insajderi
    29 January 2017 - 16:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rezoluta e Kuvendit të Kosovës e  29 dhjetorit 2016 për rrënimin e murit në veri të vendit ende nuk është zbatuar, megjithëse ka kohë edhe disa ditë.

    Por zbatimin e saj qysh nga fillimi opozita e ka marrë me rezerva, dume mos besuar se Qeveria do ta zbatojë atë.

    Në kohën kur afati i përmbushjes së saj po afrohet, tash del një çështje tjetër.

    Albert Krasniqi, monitorues i Kuvendit të Kosovës nga KDI, thotë se rezolutat që miratohen në Kuvendin e Kosovës nuk kanë ndonjë detyrim për zbatimin e tyre.

    “Rezolutat që miratohen në Kuvendin e Kosovës nuk kanë ndonjë detyrim për zbatim për shkak se janë të llojit “non-binding”. Megjithëkëtë, rezolutat do të duhet të respektohen dhe të përfillen nga institucionet vendore të cilave u drejtohen, për të cilat Kuvendi ka mandat që t’i mbikëqyre”, thotë Krasniqi për Insajderin.

    Edhe nëse nuk respektohen rezolutat, sipas Krasniqit, nuk ka ndonjë masë sanksionuese për ata që nuk i kanë zbatuar. Ai thotë se, krejt çfarë mund të bëhet është që Kuvendi t’i kërkojë Qeverisq zbatimin e saj.

    “Çka i bën të pazbatueshme dhe iu humb kuptimin është se deputetët kanë miratuar rezolutat që nuk janë konkrete, nuk e kanë një qellim të qartë që duhet trajtuar nga institucionet dhe shpeshherë dalin përtej mandatit te tyre”, thotë Krasniqi.

    “Nëse nuk respektohet, nuk ka ndonjë masë sanksionuese për ata që nuk e kanë zbatuar. Përgjegjësia e Kuvendit në ketë rast është t’i kërkoi Qeverisë zbatim”, ka shtuar Krasniqi.

    Kjo nuk është rezoluta e parë që nxjerrë Kuvendi i Kosovës. Muaj më parë kishte miratuar gjithashtu rezolutën për lirimin e drejtorit rajonal të policisë në Mitrovicë, Nehat Thaqi, i arrestuar në Serbi./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark