Ministria e Punëve të Brendshme, Njësia për krim të Dhunshëm në Maqedoni, po vazhdon të paraqesë padi penale në Prokurorinë Publike për protestuesit antiqeveritarë
Vetëm të premten, 7-të protestues janë paditur për shkak të “pjesëmarrjes në turmë”.
E njëjta njësi në Manastir, ka paditur 26 persona të cilët janë thirrur në bisedë informative në lidhje më dëmtimet që i kanë shkaktuar ndërtesës së komunës duke hedhur vezë dhe ngjyrë, shkruan Zhurnal, transmeton Klan Kosova.
Për njërin nga të akuzuarit policia thotë se ka shkaktuar dëm prej 3000 eurove duke hedhur ngjyrë mbi Portën e Maqedonisë, ndërsa një tjetër akuzohet se ka bërë distribuimin e ngjyrave pasi në veturën e tij janë gjetur disa litra ngjyrë e përdorur nga protestuesit.
Pritet vendimi i Prokurorisë Publike nëse do t’i akuzojë të paditurit ose jo. /Insajderi.com