Ashtu siç u paralajmërua, Qeveria e Kosovës ka vendosur që të riprocedojë emrat për anëtare të bordit dhe kryetar të Organit Shqyrtues të Prokurimit.
Për kryesues janë propozuar Blerim Dina dhe Mustafë Dragusha, ndërsa për anëtarë janë propozuar katër persona: Vjosa Kurtishaj, Nuhi Pacarizi, Ivica Ivanoviq dhe Goran Milenkoviq.
Të martën, Kuvendi i Kosovës nuk arriti që të miratojë emërimin e anëtarve për këtë bord./Insajderi.com