Ministri i Financave i lidhë “Panama Papers” me Qeverinë Berisha - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri i Financave i lidhë “Panama Papers” me Qeverinë Berisha

    Insajderi
    05 April 2016 - 18:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Financave  në Qeverinë Rama, Arben Ahmetaj ka folur publikisht për pozicionimin e autoriteteve në raport me të gjeturat që priten të publikohen nga rrjedhja e dokumenteve “Panama Papers” shqiptarët që kanë fshehur para në kompanitë ofshare në Panama.

    Teksa ka treguar se Drejtoria e Pastrimit të Parave në Shqipëri, po ndjek me vëmendje raportimet në media në lidhje me skandalin “Panama Papers”,  ministri socialist ka aluduar se disa prej personave që mund të kenë para të fshehura në kompani jo ekzistuese në Panama, janë pjesë e Qeverisë së drejtuar nga demokratët me kryeministër Sali Berishën.

    “Mezi pres edhe lajme të tjera nga “Panama Papers”, sepse mund të shohim edhe emra të tjerë, dhe besoj se nuk do të habitemi. Për mua si ministër Financash në përgjegjshmëri do të ishte e ekzagjeruar të shprehesha në ekstrem. Por mund të them që nuk është se nuk e prisnim. Dhe nuk është se emrat nuk kanë dritëhije. Dhe nuk është se emrat nuk kanë lidhje me qeverinë e kaluar. Dhe nuk është se emrat nuk na çojnë afër dyerve të ish-pushtetarëve apo familjarëve të tyre. Kjo është e drejtpërdrejtë!”, ka thënë Ahmetaj për Vizion Plus.

    Duke lidhur skandalin me objektivat që ka vendosur qeveria, ministri thotë se tashmë ka nisur faza e dytë e aksionit të informalitetit, ku në fokus do të jetë biznesi i madh.

    “Kemi marrë në të gjithë zinxhirin e transaksionit, kemi marrë të gjitha kompanitë që kanë marrëdhënie financiare me njëra-tjetrën, pra që shesin apo blejnë. Dhe sigurisht që ne nuk mund të kontrollojmë njëherësh 40 mijë kompani, por brenda grupeve tek të mëdhenjtë kemi zgjedhur një grup pak më të vogël prej 1 mijë kompanish, të cilat i futim menjëherë nën monitorim. Monitorimi është shumë i detajuar dhe shumë profesional. Një pjesë e tyre do të monitorohen nga zyra, një pjesë do të kenë vizita fiskale, një pjesë do të kenë audit, kontroll të thellë.”

    Ahmetaj konsideron si të pafalshme, faktin që ende sot ka biznese, të cilat  nuk japin kupon, ose nuk deklarojnë vlerën reale të mallit që shesin.

    “Nuk është qëllimi që t’i kapim gafil. Qëllimi është që sipërmarrja e madhe dhe e vogël, të korrigjojnë sjelljen tatimore dhe përgjegjësinë tatimore. Nuk është qëllimi të vendosim gjoba.”

    Tashmë do të nise puna për të kontrolluar 1000 kompanitë e para VIPA, e më pas sistemi do të nisë auditimin e firmave të tjera. Që nesër aksioni do të shtrihet në të gjitha rrethet e vendit./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark