Qeveria refuzon ta publikojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese në Polino - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Qeveria refuzon ta publikojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese në Polino

    Insajderi
    12 March 2016 - 11:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Polonisë thotë se ende refuzon ta publikoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila e ka hedhur poshtë një legjislacion, që e ka bllokuar punën e kësaj gjykate, tha sot zëdhënësi i qeverisë, Rafal Bochenek.

    Këto komente u bënë një ditë pasi Komisioni i Venecias, që është një organ ndërkombëtar për të drejtat e njeriut, vlerësoi se demokracia është kërcënuar nga lëvizjet që e kanë penguar kushtetuesen.

    Ky komision, po ashtu, theksoi se refuzimi për publikimin e vendimit do të jetë “në kundërshtim me sundimin e ligjit” dhe do “ta thelloj më tepër krizën kushtetuese”.

    Zëdhënësi Bochenek tha se mendimi i komisionit do të dërgohet në parlament, kështu që të gjitha partitë politike mund të kërkojnë zgjidhje.

    Refuzimi për ta publikuar vendimin, e parandalon atë që të bëhet obligues./rel


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark