Qeveria rikujton se ka hise në fabrikën e ujit në Prishtinë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria rikujton se ka hise në fabrikën e ujit në Prishtinë

    Insajderi
    17 March 2017 - 15:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Isa Mustafa, i cili sot mori pjesë në inaugurimin e fabrikës së ujit në Shkabaj të Prishtinës, ka thënë se është i kënaqur që po merr pjesë në një prej investimeve më të mëdha në Kosovë që ka të bëjë me ujin.

    “Është kënaqësi e madhe që ne po zgjidhim problemet më të rënda të qytetarëve, problemin e ujit, problemin e energjisë, atë të ngrohjes, që nuk e kanë rënduar vetëm Prishtinën si komunën më të madhe të Kosovës dhe kryeqendrën e Kosovës, por kanë ngarkuar edhe komunat e tjera”, tha kryeministri.

    Mustafa ka përmendur se edhe vetë ka qenë i përfshirë në këtë project gjatë kohës sa ka qenë kryetar i Prishtinës.

    “Unë veçmas jam i kënaqur, sepse edhe mua më ka rënë hise para pesë viteve kur e kemi përgatitur dokumentacionin për këtë investim që të nënshkruajmë, që të përcaktojmë strukturën e financimit. Më vjen mirë që Komuna e Prishtinës i ka përmbushur të gjitha obligimet e veta në shumë prej pesë milionë eurove, programi IPA i Bashkimit Evropian, poashtu Banka Zhvillimore Gjermane prej 20 milionëve dhe kështu, kemi arritur që të realizohen dhe të kryhet përafërsisht në afatin e paraparë”, ka thënë ai.

    Në një komunikatë për media të dërguar nga Zyra e Kryeministrit pas kësaj ngjarje, po ashtu është përmendur fakti se Qeveria e Kosovës ka dhënë 5 milionë euro për ndërtimin e kësaj fabrike./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark