"Qeveria rriti shpenzimet në këtë vit, përdoren 70 milionë euro më shumë se vitin e kaluar" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Qeveria rriti shpenzimet në këtë vit, përdoren 70 milionë euro më shumë se vitin e kaluar”

    Insajderi
    06 December 2024 - 12:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kosovës gjatë periudhës  nëntë mujore i ka shpenzuar 774.8 milionë euro, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit del se janë shpenzuar  70 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

    Sipas të dhënave të ASK-së,  pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kompensimi i punëtorëve me 26%, kontributet sociale dhe përfitimet me 22%, konsumi i ndërmjetëm 16%, formimi i kapitalit bruto 13%, ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori tjera të shpenzimeve.

    Gjithsej shpenzimet e përgjithshme të qeverisë në TM3 2024 ishin 774.8 milionë euro, ndërsa shpenzimet në TM3 2023 ishin 705.5 milionë euro”, thuhet në raport.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark