Qeveria rumune mund të tërhiqet nga dekreti që ngjalli protesta – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Qeveria rumune mund të tërhiqet nga dekreti që ngjalli protesta

    Insajderi
    04 February 2017 - 22:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndërsa mijëra rumunë dolën sot nëpër rrugë në protesta për të pestën ditë radhas, udhëheqësit e qeverisë së koalicionit të Rumanisë, lanë të kuptohej se mund të hiqnin dorë nga dekreti për të dekriminalizuar disa raste të abuzimeve me detyrën nga zyrtarët.

    Komentet mesa duket kanë si synim të parandalojnë protesta të mëdha që paralajmëruar për nesër në mbrëmje, që parashikohet të jenë më masivet në vend që kur ra komunizmi në vitin 1989.

    Presioni ndaj qeverisë nga brenda dhe jashtë vendit për të shfuqizuar dekretin që dobëson luftën ndaj korrupsionit në vend, ka qenë i jashtëzakonshëm.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark