Qeveria shkarkon Petrit Selimin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria shkarkon Petrit Selimin

    Insajderi
    22 July 2016 - 10:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kosovës e shkarkoi Petrit Selimin nga detyra e koordinatorit për Mileniumin Sfidat e Mijëvjeçarit, në të cilën pozitë është emëruar në muajin maj.

    Kryeministri Isa Mustafa tha se vendimi i tij erdhi pas vërejtjeve nga Agjencia Kundër Korrupsionit, shkruan Insajderi.

    Në muajin qershor AKK ka dal me vendimin se mbajtja e dy posteve nga Selimi është konflikt interesi.

    “Zyrtari i lartë publik nuk mund të jetë menaxhues ose anëtar i organeve menaxhuese në organizatat fitimprurëse dhe jofitimprurëse, përjashtuar subjektet politike si dhe rastet kur një funksion i tillë i dedikohet për shkak të funksionit”, thuhej në vendimin e AKK-së.

    Drejtori i Kundërkorrupsionit vlerësonte se ushtrimi i këtyre dy funksioneve do të përbënte konflikt interesi. Pasiqë sipas z. Preteni, hyn në kategorinë e funksioneve menaxhuese, që del nga vetë dokumenti i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit.

    Gjatë mbledhjes së qeveris u vendos që  Mileniumi i Mijëvjeçarit të udhëhiqet nga stafi civil./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark