Qeveria shpreson se Demarkacioni do të votohet brenda muajit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria shpreson se Demarkacioni do të votohet brenda muajit

    Insajderi
    14 April 2017 - 12:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ende nuk ka datë se kur do të ndodhë riprocedimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës. Por zyrtarët qeveritarë shpresojnë se një gjë e tillë do të ndodhë brenda muajit prill ashtu siç edhe është paralajmëruar nga vetë kryeministri Isa Mustafa.

    Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, njëhersh edhe këshilltar politik i kryeministrit Mustafa, Bajram Gecaj, tha të premten për Express se nuk dihet kur do të  nxirret për votim në Kuvend shënjimi i kufirit të Kosovës me Malin e Zi.

    “Datë për procedimin e Demarkacionit në Kuvend ende nuk ka, por shpresojmë që ai të procedohet brenda muajit prill për tu votuar”, tha Gecaj.

    Ndërkohë që thirrje për ta votuar Demarkacionin me Malin e Zi u bënë edhe dje nga dy figura të larta ndërkombëtare që e vizituan Kosovën.

    Ishte senatori amerikan John McCain dhe ministri i Jashtëm Gjerman Sigmar Gabriel të cilët ia bënë të qartë Kosovës se shënjimi i kufirit me Malin e Zi duhet të ndodh  pasi vetëm në këtë mënyrë kosovarëve do t’iu liberalizohen vizat.

    Koalicioni qeverisës PDK-LDK ende nuk po arrin t’i sigurojë votat për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, sado që kjo marrëveshje ka gati dy vjet prej se është nënshkruar (26 gusht 2015).

    Ishte edhe opozita ajo që përmes gazit lotsjellës dhe gjësendëve të tjera që i përdorën brenda sallës së Kuvendit për ta pamundësuar ratifikimin e Demarkacionit.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark